2007-06-21 18:25:29

BE-ja Kosovës: të mos merren vendime "të papërgjegjshme"


(21.06.2007 RV)Bashkimi Evropian e paralajmëroi sot Kosovën që të mos bëjë ndonjë deklaratë “të papërgjegjshme” mbi pavarësinë e vendit, pasi Rusia hodhi poshtë edhe projektrezolutën e djeshme, që parashikonte shtyrjen e përcaktimit të statusit për 4 muaj. I dërguari evropian në Kosovë, Stefan Lene, pas takimit me presidentin Fatmir Sejdiu, sqaroi se një hap i tillë nuk do të ndihmonte në kapërcimin e pengesave, por do të krijonte shumë të tjera. Natyrisht, problemet i krijohen Brukselit, i cili ka nevojë për një bazë ligjore ndërkombëtare të fuqishme, siç mund të jetë një rezolutë e Këshillit të Sigurimit, që të sigurojë unanimitetin për misionin e vet në Kosovë.
Por durimi i shqiptarëve po mbaron. Presidenti Sejdiu tha qartë se “kosovarët do të dëshironin një rezolutë të OKB-së, por nëse kjo nuk arrihet ka alternativa të tjera”.







All the contents on this site are copyrighted ©.