2007-06-21 18:31:01

4 parti protestojnë për negociatat mbi presidentin në Shqipëri


(21.06.2007 RV)Në Tiranë, pas djegies së votimit të parë për presidentin e Republikës në parlament, ka filluar loja e negociatave. Socialistët e kanë bërë të qartë se nuk do të pranojnë një kandidat të mazhorancës, por akoma nuk kanë dalë me një emër të tyrin. 4 parti opozitare më të vogla kanë deklaruar sot se po lihen mënjanë nga zgjedhja e presidentit, i cili do t’u imponohet nga socialistët dhe demokratët, dy partitë më të mëdha në vend.







All the contents on this site are copyrighted ©.