2007-06-20 18:39:11

Partitë në Shqipëri merren vesh për një president konsensual. Shtyhet votimi.


(20.06.2007)Shtyhet raundi i parë i votimit për presidentin në Shqipëri. Pozita dhe opozita u morën vesh sot që ta zgjedhin presidentin me konsensus dhe të bashkëpunojnë për reformat kryesore të vendit, ashtu siç kërkon prej kohësh Bashkimi Evropian. Emri i kandidatit duhet të dalë tani nga negociatat intensive politike, gjatë të cilave secila prej palëve do të vendosë mbi tryezën e bisedimeve kërkesat e veta. Socialistët duan që qeveria të reformojë kodin zgjedhor dhe infrastrukturën e votimeve, si edhe drejtësinë. Asnjëra prej palëve nuk i ka votat e nevojshme për të zgjedhur kandidatin e vet për president.







All the contents on this site are copyrighted ©.