2007-06-18 17:24:22

Presidenti i Shqipërisë: pozita e gatshme për konsensus


(18.06.2007 RV)Në Shqipëri, afrohet pa konsensus mes politikanëve, dita e votimit të parë në parlament për presidentin e Republikës. Dy ditë para 20 qershorit, mazhoranca i përgjigjet pozitivisht ftesës së opozitës për negociata mbi zgjedhjen e emrit. Partia Demokratike ka caktuar sot në mbledhjen e grupit parlamentar negociatorët e saj, Astrit Patozin dhe Gazmend Oketën. Kreu i qeverisë, Sali Berisha deklaroi se partia e tij i përmbahet kriterit të konsensusit të gjerë për zgjedhjen e emrit të ardhshëm të kreut të vendit. Deri tani, mazhoranca ka caktuar si kandidat të saj nënkryetarin e Partisë Demokratike, Bamir Topin. Dëshirë për t’u bërë president ka shprehur edhe ish-kreu i Partisë Socialiste, Fatos Nano, por socialistët akoma nuk janë prononcuar për ndonjë kandidat që gëzon mbështetjen e tyre.








All the contents on this site are copyrighted ©.