2007-06-18 16:52:02

Nesër në Vatikan fillojnë punimet e ROAKO-së: në qendër të vëmendjes, gjendja e vështirë e të krishterëve në Irak.


(18.07.2007 RV)Nesër në Vatikan fillojnë punimet e takimit dyditor semestral të ROAKOS-ë siç quhet shkurtimisht Bashkimi i Veprave të Asistencës për Kishat Lindore. Sivjet në qendër të vëmendjes është Lindja e Mesme: të krishterët irakianë, Turqia e Toka Shenjte, vende gjithnjë të rrezikuara nga konfliktet. Por në plan të parë do të vihen mundësitë për t’i ndihmuar të krishterët e Irakut, që sot ndodhen në gjendje vërtetë të vështirë, gjë që e shtyu Patrikun Emanueli III Deli të ngrejë me forcë zërin për të tërhequr vëmendjen e mbarë botës drejt vendit ku secili lufton për interesat personale e ku vijon një persekutim i mirëfilltë i të krishterëve, fare të pambrojtur, përballë indiferencës së shumkujt.







All the contents on this site are copyrighted ©.