2007-06-16 12:58:47

Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës së 11-të “C”: Dashuria është pikë referimi e Hyjit në njeriun.


(16.06.'07 RV)RealAudioMP3 Ja përsëri në takimin tonë javor të së shtunës me Fjalën e Zotit të së dielës, kësaj herët do të dëgjojmë e meditojmë së bashku leximet biblike të liturgjisë hyjnore të dielës së 11-të gjatë vitit kishtar, ciklit të tretë sipas kalendarit liturgjik.
Liturgjia Hyjnore e dielës së 11-të gjatë vitit kishtar, përmes Fjalës së Zotit, na thërret të reflektojmë mbi përdëllimin e Hyjit. Zoti i dëfton njeriut dashurinë e vet me mëshirë e falje. Tema kryesore e leximeve biblike të kësaj së diele është falja. Në të vërtetë, mëshira hyjnore është kostante në të gjitha kremtimet liturgjike, ku populli Zotit takohet me Hyjin e vet e nga Ai merrë gjithçka e çdo të mirë. Në këtë të diele vijojmë me leximin e ungjillit të Lukës, duke dëgjuar një pjesë e cila na flet e zbulon mëshirën, përdëllimin e Hyjit.
Pikërisht duke na përkujtuar këtë perspektivë, Kisha sot, na thërret të reflektojmë mbi mëshirën e Zotit, duke na vënë para dy figura mëkatarësh të penduar: Davidin e një mëkatare publike.
Dashuria e Hyjit, që shfaqet në falje të pambarim, në Jezu Krishtin mishërohet e dëshmohet në faljen që na shpëton nga mëkatet dhe na përfshinë e bashkon në përqafimin e Atit Qiellor. Njeriu, që pendohet e rrëfen me sinqeritet mëkatin e vet para Hyjit, fiton dhe përjeton përdëllimin e Tij Hyjnore të pa masë.
E mirë pra, të pajtuar e të bashkuar me Hyjit Atë me dhe në flijim të Krishtit, ta falenderojmë Hyjin e Gjithpushtetshëm që na shëlbon e të përgatitemi për kremtimin e takimin tonë me Të në Liturgji Hyjnore duke falur njëri-tjetërin anasjelltas, ashtu sikur Ai na falur e vazhdimisht na falë. Të mos harrojmë se falja e pajtimi, në Bibël, nuk janë thjesht fshirje me shpuzë të mangësive, të mëkateve e gabimeve tona ndaj Zotit e të afërimit që kemi bërë në të kaluaren. Po është diçka shumë më tepër se të rivendosësh një kontakt të ri, dmth. të jesh bir e bijë e rilindur e Zotit, pjesëmarrës e pjesëtar i Jetës Hyjnore.
Falja e pajtimi janë akte, janë vepra ri-krijuese, ri-lindëse. Me fjalë tjera, në zemra ime përforcohet e ripërtërihen jo nga jashtë por në brendësi të thellë nga përdëllimi i Hyjit. Përndryshe gjesti i faljes së “krijuesit” do të reduktohej e përkufizohej thjeshtë në një gjest të edukimit të mirë. Po Krishti na mëson se përdëllimi (mëshira) e Hyjit nuk është edukim por dashuri që dhuron jetën, atë jetë që nuk ka mbarim e që gurrën e ka vetëm e vetëm në Hyjit Atë. E tani së bashku ti dëgjojmë leximet biblike të kësaj së diele.........RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.