2007-06-14 17:02:13

NATO-ja do të mbetet në Kosovë


(14.06.2007 RV)Ministrat e mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s dhe Rusisë diskutuan sot për misionet në Kosovë e Afganistan si dhe për planet amerikane të mbrojtjes raketore në Evropën Lindore.
Zyrtarët e NATO-s kanë konfirmuar se Aleanca do mbetet në Kosovë pavarësisht nga statusi. "KFOR-i është plotësisht i përgatitur të përballet me çdo sfidë sigurie në Kosovë", tha sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, De Hop Skefer.
Nato ka mbështetur idenë amerikane për hapjen e bazave në Çeki dhe Poloni, por ka hedhur poshtë ofertën ruse për një bazë në Azerbaxhian. Nga kundërshtimi i hapur ndaj bazave para mbledhjes së G8-ës, Rusia kaloi tani në propozime të reja, duke dhënë madje disponibilitetin për shfrytëzimin e territorit të vet.







All the contents on this site are copyrighted ©.