Rusia, Grupit të Kontaktit: po mendon zgjidhje të njëanshme për Kosovën
(13.06.2007 RV)Rusia kritikoi sot Perëndimin se po përgatit një plan të njëanshëm
për Kosovën, gjë e papranueshme për Moskën, thuhet në një notë të Ministrisë së Jashtme.
Deklarata i referohet mbledhjes së Grupit të Kontaktit, që u bë dje në Paris pa pjesëmarrjen
e Rusisë. Vendet e Grupit të Kontaktit përsëritën vendosmërinë e tyre për të miratuar
një rezolutë mbi Kosovën në OKB, të bazuar mbi planin e Ahtisarit, i cili çon drejt
pavarësisë së ardhshme të Kosovës.
Ekipi i Unitetit të Kosovës shpalli
konkursin për flamurin dhe stemën e re të vendit. Rregullat parashikojnë që flamuri
të mos jetë i ngjashëm me flamurin shqiptar, me atë serb apo me ndonjë flamur të vendeve
fqinje.