2007-06-13 18:14:43

Rifilluan negociatat Serbi-BE


(13.06.2007 RV)Rifilluan sot, pikërisht një ditë pas përvjetorit të largimit të ushtrisë serbe nga territori i Kosovës, në përfundim të luftës së 1999-ës, negociatat për nënshkrimin e Marrëveshjes së Asociim-Stabilizimit ndërmjet Serbisë dhe Bashkimit Evropian. Në ceremoninë zyrtare në Bruksel ishin të pranishëm komisari evropian për zgjerimin, Olli Ren dhe zv.kryeministri serb Bozidar Gjeliç. Ren bëri të qartë se marrëveshja do të nënshkruhet vetëm kur të kapen dhe të dorëzohen kriminelët e luftës të kërkuar nga Gjykata e Hagës, sidomos Karaxhiq dhe Mlladiq.







All the contents on this site are copyrighted ©.