2007-06-13 17:58:57

Mijëra besimtarë në Laç për festën e Shëna Ndout.


(13.06.2007 RV)Sot u kremtua Shëna Ndou i Padovës: mijëra shtegtarë u mblodhën në Kishat kushtuar shenjtit ndër trojet shqiptare: në Laç të Sebastes, në Gjakovë, në Prishtinë…
Ju ftojmë ta kremtojmë simbolikisht së bashku me qindra mijëra besimtarë, të krishterë dhe myslimanë, pa dallim, që sot ishin të pranishëm në Meshën shenjte në Shenjtëroren e mrekullive të Shna Ndout në Laç.
Kanë shtegtuar nga ana e anës. Madje shtegtimi ka nisur që në mars, në “të martën e parë” që i prin 13 të marteve të Shëna Ndout.
E dinë se Shëna Ndou është mrekullibërës, prandaj kur largohen nga Shenjtorja, marrin me vete një grusht dhe, për ta pasur pranë në shtëpi e në punë, për vete dhe të afërmit. Turma i ngjan një familjeje të madhe, në të cilën ka vënë rregull vetë Zoti. Brenda në Shenjtërore qindra vetë thonë uratë në heshtje. Prekin Shenjtin, luten. Dëshmitarë të shumtë pamorë tregojnë se këtu janë bërë mrekulli të pabesueshme. E kështu çdo vit e edhe sivjet. Por, për hollësirat e kremtimit të sotëm, të ndjekim shërbimin e Jolanda Babës:RealAudioMP3









All the contents on this site are copyrighted ©.