2007-06-12 17:34:09

Gaza drejt luftës civile?


(12.06.2007 RV)Lindja e Mesme sërish vatër lufte. Në Rripin e Gazës, gjatë 24 orëve të fundit janë vrarë së paku 19 palestinezë në luftime ndërmjet dy fraksioneve besnike ndaj organizatës ekstremiste Hamas nga njëra anë, e ndaj partisë Al Fatah të presidentit Abu Mazen, nga ana tjetër. Ky i fundit ka bërë thirrje për pushimin e zjarrit, duke akuzuar grupe të vogla ekstremistësh se duan ta çojnë vendin drejt luftës civile. Abu Mazen e ka akuzuar gjithashtu Hamasin se po përgatit një grusht shteti. Gjithnjë e më dramatike bëhet kriza humanitare. Karitasi i Jeruzalemit është detyruar të mbyllë qendrën e vet shëndetësore në Gazë, ku tashmë veprojnë grupe të pakontrolluara nga krerët palestinezë.


Intensifikohen përpjekjet për promovimin e paqes në Irak. Zv.sekretari i Shtetit amerikan, Xhon Negroponte arriti sot pa pritur për një vizitë në Bagdad, ku takoi kryeministrin irakian Nuri Al-Maliki. Negroponte udhwton në kohën kur kongresi amerikan i bën thirrje qeverisë irakiane të zgjidhë çështjet kryesore që kanë të bëjnë me pajtimin ndërmjet bashkësisë shiite, sunite dhe kurde në vend si edhe me shpërndarjen më të mirë të të ardhurave të tregtisë së naftës.








All the contents on this site are copyrighted ©.