2007-06-11 18:31:04

Sot Kisha katolike përkujtoi Shën Barnabën Apostull.


(11.06.2007 RV)Quhej Jozef, para se të lidhej me apostujt. Me origjinë nga Qipro, ai shiti gjithçka pati dhe paratë që fitoi nga shitja e pasurive, i vuri tek këmbët e Apostujve, të cilët që nga ai çast nisën ta thërrasin Barnaba, që do të thotë Bir i ngushëllimit. Në Veprat e Apostujve paraqitet pikërisht përmes këtij gjesti, që flet për kthesë rrënjësore. Barnaba është një figurë që del në plan të parë në bashkësinë e flaktë të Jeruzalemit pas Rrëshajësh. Ndonëse u përket 72 nxënësve të Krishtit, thirret apostull. Gëzon një respekt aq të madh ndërmjet të Dymbëdhjetëve, sa që ata e zgjedhin për të ungjillëzuar Antiokinë. Shkrimet apokrife flasin për një udhëtim të Barnabës në Romë dhe martirizimin e tij, rreth vitit 70 në Salaminë, ku u mbyt me gurë nga hebrenjtë e diasporës greke.








All the contents on this site are copyrighted ©.