2007-06-11 18:33:44

SHBA-të ndihmojnë armiqtë e vjetër në Irak


(11.06.2007 RV)SHBA-të po ndihmojnë kryengritësit sunitë në Irak, të cilët në këmbim, kanë premtuar të luftojnë kundër xhihadistëve të Al Kaidës. Aleanca mes tyre është prishur. Tani amerikanët po furnizojnë me armë e municione ata që deri dje ishin armiqtë e tyre. Sipas oficerëve, të cituar nga gazeta Nju Jork Tajms, kjo strategji është eksperimentuar në provincën e Al Anbarit dhe ka pasur sukses. Ndërkaq, sot, një bombë ka shpërthyer në afërsi të Bagdadit duke shkaktuar vdekjen e tre ushtarëve amerikanë. Numri i viktimave amerikane në Irak arrin tashmë në 3500 vetë.







All the contents on this site are copyrighted ©.