Opozita nuk do të votojë për presidentin e Republikës
(11.06.2007 RV)Më 20 qershor do të zhvillohet në Shqipëri raundi i parë për
votimin e presidentit të Republikës, pas skadimit të mandatit të Alfred Moisiut. Opozita
ka vendosur sot të mos jetë e pranishme në këtë votim në parlament. Sipas kryetarit
të Partisë Socialiste Edi Rama, i cili foli pas takimit me krerët e partive opozitare,
kandidatura e Partise Demokratike, ajo e nënkryetarit të kësaj partie, njëkohësisht
kreu i grupit parlamentar në Kuvend, Bamir Topi dhe kandidatura e pavarur e ish-kreut
të Partise Socialiste, Fatos Nano nuk janë konsensuale, prandaj nuk do të votohen
nga opozita.