Atit të Shenjtë i dorëzohet Dokumenti përfundimtar i Konferencës V të përgjithshme
të Aparesidës.
(11.06.2007 RV)U kujtuan përsëri shtegtimi apostolik në Brazil dhe hapja e
Konferencës V të përgjithshme të episkopatit latinoamerikan e karaibik sot paradite,
në audiencën e Papës me tre kryetarët e takimit të madh ipeshkvnor: kardinajtë Francisko
Havier Errázuriz, kryeipeshkëv i Santiagos të Kilit e Kryetar i Konferencës Ipeshkvnore
Latinoamerikane; Gjovani Batista Re, prefekt i Kongregatës për ipeshkvijtë e kryetar
i Komisionit Papnor për Amerikën Latine dhe Gjeraldo Majela Anjelos, kryeipeshkëv
i Sao Salvador de Bahia dhe Primat i Brazilit. Tre kardinajtë i paraqitën Papës Dokumentin
përfundimtar, që përmbledh reflektimet e Konferencës së Aparesidës, e cila përfundoi
më 31 majin e kaluar.