Shën Pietërburg: Putin nuk ndryshon qëndrim për Kosovën
(10.06.2007 RV)Ndërsa presidenti amerikan Xhorxh Bush vizitonte Shqipërinë,
në shën Pjetërburg takoheshin kryeministri i Serbisë Vojisllav Koshtunica dhe presidenti
i Rusisë, Vladimir Putin. Sipas një burimi nga delegacioni i Moskës, qëndrimi i Rusisë
ndaj çështjes së Kosovës nuk ka ndryshuar. Putin e ka pyetur shprehimisht kryeministrin
serb nëse ka ndonjë ndryshim në qëndrimin e Beogradit e pasi ka marrë përgjigje negative,
ka shtuar se as qëndrimi i Rusisë nuk ka për të ndryshuar. Asnjë komb, theksoi Koshtunica
në takimin me presidentin rus, nuk mund të dënohet duke i shkëputur 15% të territorit
të vet.