2007-06-09 17:08:24

Dy emërime të rëndësishme të Benediktit XVI.


(09.06.2007 RV)Imzot Leonardo Sandri emërohet prefekt i Kongregatës për Kishat Lindore e imzot Fernando Filoni, zevendës-sekretar për çështjet e përgjithshme i Sekretarisë së Shtetit të Shenjtërisë së Tij.
Kryeipeshkvi Sandri, deri tani zevendës-sekretar për çështjet e përgjithshme i Sekretarisë së Shetit, zë vendin e kardinalit Injac Musa Daut, që largohet nga detyra për arsye moshe; zevendësohet nga imzot Fernando Filoni, deri tani nunc apostolik në Filipine. Kujtojmë se Kongregata për Kishat Lindore, që do të udhëheqë imzot Sandri, ka nga Papa mandatin për të fuqizuar lidhjet me Kishat Lindore Katolike, por autoriteti i saj shtrihet edhe në Egjipt, në gadishullin e Sinait, në Eritre e në Etiopinë e veriut si dhe në Shqipërinë e jugut.







All the contents on this site are copyrighted ©.