2007-06-08 18:26:40

Gjendje e vështirë për të krishterët në Irak


(08.06.2007 RV)2 autobomba shpërthyen sot pranë Basrës, duke shkaktuar 16 të vdekur e 35 të plagosur. Në afërsi të Kirkukut, atentate në një xhami kanë shkaktuar vdekjen e 18 personave dhe plagosjen e 16 të tjerëve. Disa prej viktimave janë fëmijë. Në Bakuba janë vrarë 14 persona brenda shtëpisë së kreut të policisë dhe janë marrë peng 4 fëmijët e tij. Në Bagdad janë gjetur 34 kufoma, duke e çuar përtej 100-ës numrin e personave pa jetë të gjetur gjatë tri ditëve të fundit. Pa një marrëveshje ndërmjet fraksioneve gjendja nuk mund të përmirësohet.
Bëhet ndërkaq gjithnjë e më e vështirë gjendja e të krishterëve, të detyruar të largohen. Është një eksod që e ka zvogëluar bashkësinë e krishterë nga gjysëm milion në vitin 2003 në pak më shumë se 20 mijë vetë, në ditët e sotme. Sot, një plan politik i diskutueshëm parashikon përqëndrimin e bashkësisë së krishterë në një zonë autonome në Pllajën e Ninives. Prefekti i Kongregatës për Kishat Lindore, kardinali Injac Musa I Daud deklaroi se takimi i nesërm ndërmjet presidentit amerikan Bush dhe Papës Benedikti XVI do të jetë rasti për të folur edhe mbi këtë problem. Në Irak, denoncon prelati, shumë të krishterë janë viktima të kthimit të detyrueshëm në fenë islamike, viktima rrëmbimesh e vrasjesh.







All the contents on this site are copyrighted ©.