2007-06-07 17:30:01

Venedik: ekspozita "Atelie Albania" me Fototekën Marubi


(07.06.2007 RV)Është përuruar sot në Venedik të Italisë, pranë Qendrës Kulturore Kandiani, ekspozita “Atelie Albania. Portreti i një vendi në imazhet e Fototekës Marubi”. Ekspozita që mund të vizitohet deri më 15 qershor, është përgatitur nga Rubens Shima dhe Rikardo Kaldura. Bazohet mbi një seri fotografish të stampuara për këtë rast dhe të paraqitura për herë të parë në Mestre, falë bashkëpunimit me Fototekën Marubi, Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë dhe Ministrinë shqiptare të Kulturës.
Ideja e ekspozitës është të krijojë një urë ndërmjet podhimeve të reja artistike në Shqipëri dhe paraqitjes së njerëzve të saj, të qyteteve dhe të pamjeve që karakterizojnë periudhën para diktaturës së Enver Hoxhës. Fototeka Marubi ka një fond prej 150 mijë negativa fotografish, është arkivi fotografik më i madh në Ballkan, deklaruar pasuri e njerëzimit nga UNESKO.







All the contents on this site are copyrighted ©.