2007-06-07 17:29:02

Takimi Bush-Putin pa probleme


(07.06.2007 RV)Ndër takimet e rëndësishme të G8-ës, më i prituri qe pa dyshim ai ndërmjet presidentit amerikan Xhorxh Bush dhe atij rus, Vladimir Putin. Që mbrëmë tonet mes palëve u ulën ndjeshëm, me presidentin Bush që deklaroi se “Rusia nuk është armik për SHBA-të” dhe me presidentin Putin që bëri hapa mbrapa nga deklarata e së dielës për orientimin e raketave drejt Evropës në rastin e hapjes së bazava amerikane në Çeki dhe Poloni. Sot, presidenti amerikan e siguroi homologun e tij rus se sistemi amerikan i mbrojtes me raketa, që Uashingtoni ka ndërmend të ndërtojë në Evropën Qendrore, nuk është kërcënim për Rusinë.








All the contents on this site are copyrighted ©.