Amnesty publikon listën e 39 të burgosurve sekretë në SHBA
(07.06.2007 RV)Ndërsa presidenti Xhorxh Bush pritet të vazhdojë turneun e tij
në Evropë, që do ta çojë pas G8-ës në Itali, Shqipëri e Bullgari, 6 organizata me
autoritet në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut kanë publikuar listën e
39 personave të mbajtura në burgje sekrete nga amerikanët, fati i të cilëve nuk dihet.
Mes këtyre organizatave është edhe Amnesti Interneshënëll, e cila në një komunkatë
bën të ditura edhe emrat e familjarëve të 39 të burgosurve, të cilët janë mbajtur
edhe ata në fshehtësi, nëpër burgje sekrete. Mes tyre, edhe fëmijë të moshës 7 vjeçare,
saktëson Amnesti.