2007-06-06 18:01:19

Piu XII, viktimë e një legjende të zezë, që duhet hedhur poshtë.


(06.06.2007 RV)RealAudioMP3 Kështu e quajti sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Tarçizio Bertone, Piun XII. Duke folur dje gjatë paraqitjes së librit të gazetarit Andrea Torneli me titull “Piu XII. Eugjenio Paçeli. Burri që u ul në fronin e Shën Pjetrit”, i cili sapo është botuar nga Mondadori, Hirësia e Tij nënvizoi se Papa e drejtoi Kishën, kur bota ishte zënë në grackën e pasioneve të tërbuara e irracionale; e prej këndej buron edhe pandehma për heshtje përballë Olokaustit, apo shfarosjes në masë të hebrenjve.Po si mund të njihet e vërteta për papninë e Eugjenio Paçelit? Ia drejtuam këtë pyetje vetë kardinalit Bertone:
“Duke i bërë të flasin burimet, jo me gjykime të paracaktuara e, sidomos, duke mos i manipuluar këto burime, të cilat janë të shumta e i krijojnë të gjitha mundësitë për të realizuar portetin njerëzor, shpirtëror, baritor e edhe politik të Piut XII”.







All the contents on this site are copyrighted ©.