2007-06-05 18:23:29

Universiteti i Lublinit i jep kardinalit Pupar diplomën Honoris Causa, 25 vjet pas krijimit të Këshillit Papnor të Kulturës.


(05.06.2007 RV)“Që në fillimet e Kishës, u hap në mënyrë të natyrshme një dialog, që vijoi në shekuj, duke sjellë frytet e kulturës së re në të gjitha fushat e veprimtarisë njerëzore”. Këtë pohoi dje kardinali Pol Pupar, kryetar i Këshillit Papnor të Kulturës, në ceremoninë e organizuar nga Universiteti katolik i Lublinit, gjatë së cilës iu dorëzua diploma Honoris Causa, në 25-vjetorin e krijimit të dikasterit papnor, sipas dëshirës së Gjon Palit II. Kardinali mbajti në Universitet një Lectio magitralis kushtuar “Dialogut të Kishës me kulturën”.








All the contents on this site are copyrighted ©.