2007-06-05 18:22:39

Atmosferë shpirtërore-festive në kryedioqezën Shkodër-Pult.


(05.06.2007 RV)Plot entuziazëm fetar – java e kaluar në kryedioqezën e Shkodër-Pultit. Atmosfera e festës, krijuar nga kremtimet e bukura të kungimit të parë e të krezmimit të një numri të madh fëmijësh, i kapërceu muret e Kishës. Një ushtri e vogël, veshur me të bardha, armatosur me zëmbakë të Shëna Ndout, përshkoi Qytetin e Vermut, duke përhapur frymën e festës në rrugë, rrugica e ndër familjet e të kremtuarve. Katedralja e Shën Shtjefnit ishte në festë. E në festë ishin edhe Kisha të tjera, në qytet e në fshat, sidomos në Grudë të Re, ku kremtimin e kryesoi kryeipeshkvi, Imzot Masafra.
E krahas veprimtarive fetare, jeta e kryedioqezës u gjallërua edhe nga kampionati i futbollit për djem e ai i volejbollit për vajza.
Për hollësitë – të ndjekim shërbimin e bashkëpunëtores sonë nga Shkodra, Jolanda Baba: RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.