2007-06-04 18:26:47

Bush në Pragë nën kërcënimin e raketave ruse


(04.06.07 RV)Presidenti amerikan Xhorxh Bush mbërriti sot në Pragë, etapa e parë e truneut të tij në Evropë, që të shtunën do ta sjellë në Vatikan, në takimin me Papën Benedikti XVI dhe të dielën, në Shqipëri. Bush synon të bindë Republikën Çeke të pranojë një pjesë të mbrojtjes amerikane të raketave në territorin e saj. Ministria e brendshme çeke nuk ka lejuar sot manifestimin më të madh kundër bazave amerikane që do të zhvillohej në kryeqytet, në kuadrin e disa manifestimeve të organizuara në të gjithë vendin.
Në prag të vizitës së presidentit Bush, homologu i tij rus, Putin deklaroi se nëse vihen në jetë planet amerikane për hapjen e bazave të reja në Republikën Çeke dhe në Poloni, Rusia do t'i drejtojë raketat e saj nga objektiva të caktuara në Evropë.







All the contents on this site are copyrighted ©.