2007-06-04 16:02:41

Benedikti XVI priti presidentët e Filipineve dhe të Meksikës.


(04.06.2007 RV)Dy presidentët: zonja Gloria Makapagal-Arròjo, presidente e Filipineve dhe zoti Felipe Kalderon Inohosa, president i Meksikës, u pritën sot paradite në Vatikan, së bashku me grupet që i shoqëronin.
Gjatë bisedimeve – sipas një komunikate të Sallës vatikanase të Shtypit – u kujtuan marrëdhëniet e përzemërta ndërmjet Selisë së Shenjtë e Filipineve si dhe mirëkuptimi e bashkëpunimi i frytshëm Kishë-Shtet. U fol edhe për situatën politike e shoqërore në Jug-lindjen aziatike e, posaçërisht, për respektimin dhe promovimin e të drejtave të njeriut.
Më pas Papa u takua edhe me presidentin Kalderon.Si përfunduan takimin me Atin e Shenjtë, të dy presidentët biseduan edhe me sekretarin e Shtetit të Shenjtërisë së Tij, kardinalin Tarçizio Bertone dhe sekretarin për marrëdhëniet me shtetet, kryipeshkvin Dominik Mambertì.







All the contents on this site are copyrighted ©.