(03.06.2007 RV)Mari, Nënë e pohimit, ti ke dëgjuar Krishtin, ia njeh timbrin
e zërit e rrahjet e zemrës. tregona udhën, që të ecim pas Teje në shtegun
e fesë.
Mari, ti që në Nazaret jetove me Jezusin, bëj të ndjejmë në zemër
atë që ndjeve ti, butësinë tënde e heshtjen tënde në dëgjim, e Fjala të lulëzojë
në sa udhën tonë e zgjedhim krejt lirisht.
Mari, folna për Jezusin, që
freskia e fesë të na ndrisë në sy, e ngrohja zemrën atij që takojmë, si bëre
ti me Shën Elizabetën që në moshë të shtyrë galdoi bashkë me ty për dhuratën
e jetës.
Mari, Virgjër e Magnificat: ndihoma ta çojmë gëzimin në botë.
Si në Kanë, nxiti të rinjtë t’u shërbejnë vëllezërve e të bëjnë ashtu si i
këshillon Krishti.
Mari, na prij drejt qiellit, ndihmona që sytë gjithnjë
t’i lartojmë. Duam ta shohim Krishtin, të flasin për Të e dashurinë e tij të
gjithëve t’ua kumtojmë! Benedikti XVI më 31 maj 2007