Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës, kësaj herët kushtuar festës së TRINISE SHENJTE.
(02.6.07 RV)Ja përsëri në takimin
tonë javor të shtunës me Fjalën e Zotit të dielës, që përkon me festën e Trinisë Shenjte. Pas
festën së Rrëshajëve kremtuar të dielën e kaluar, me të cilën u mbyll cikli i kohës
së Pashkëve, me këte të diele, Kisha e fillon ciklin tjetër kohor të quajtur “Gjatë
Vitit” dhe me njëherë na propozon festën më të Madhe e më të mistershme të fesë sonë
të krishterë: festën e Trinisë Shenjte Hyjnore. Kështu pra, edhe kësaj
here jemi të bashkuar përmes valëve Radiofonike, në Emër të Atit e të Birit e të
Shpirtit Shenjtë, për ta dëgjuar Fjalën Hyjnore të Zotit Trini. Tërë jeta tokësore
e Jezu Krishtit ka qenë shfaqje e misterit më të bukur. më të thellë , më të pashqyrtueshëm
të Hyjit: e ky mister është Ati, Biri e Shpirti Shenjtë = Një natyrë e vetme Hyjnore
në Tri vehtje ( në tre persona). Leximet biblike të liturgjisë së këtij solemniteti
pohojnë se Zoti është Trini Dashurie për t’u besuar, për t’u dëgjuar e për t’u pranuar
në jetë. Zoti ynë është Zot “bashkësi” ; Ai do që ne ti bashkohemi Atij e në të
njëjten kohë na thërret të jemi në bashkim edhe me të gjithë vëllezërit e të afërimit
tanë. Hyjit Atë nuk është larg nesh: përmes Pagëzimit, Hyji Trini vjen në ne, që
ne të bëhemi tempull i gjallë i pranisë së Tij në kohë e në histori. Kështu pra, detyra
e misioni ynë si besimtarë është ta lavdërojmë Atin, Birin e Shpritin Shenjtë me lutje
e sidomos ta dëshojmë me vepra të mira, me vepra drejtësie, dashurie e të vërteta. Hyji
Atë e ka dëruar në botë të Birin e Vet, Fjalën e së Vërtetës, Jezusin, dhe Shpritin
Shenjtë shenjtërues për të na bër pjesëmarrarës të jetës së tij Hyjnore. Hyji
Atë bashkë me të Birin e Tij Jezus Njëlindurin dhe me Shpritin Shenjtë, janë Një Zot
i vetëm në Trininë e vehtjeve dhe në Njininë e natyrës. Ai na ka zbuluar këte mister
përmes Jezus Krishtit, e ne besojmë dhe e dëshmojmë fenë tonë në Hyjin e vërtetë dhe
të përjetshëm, rrëfejmë Njëninë e Natyrës e Barazinë e madhërisë së Trinisë Hyjnore. Të
kremtosh festën e të Shenjtënueshmes Trini për besimtarin domethënë t’i përgjigjesh
dëshirës për ta njohur Zotin gjithnjë më tepër, por edhe të jesh i gatshëm ndaj manifestimit,
fshaqjes së Tij Hyjnore: Ai i pari e dëftoi veten porsi Urti, porsi Fjalë dëftuese,
porsi Dashuri jetike. Kisha na mëson që ngaj fëmijëria të fillojmë çdo ditë, të
nisim çdo vepër, çdo punë me shenjën e krqyit, që dmth. Gjithçka të fillojmë dhe mbarojmë
në Emër të Shenjtënueshmes Trini. Me shenjën e kryqit përkujtojmë misterin e Njësisë
e Trinisë së Hyjit, dhe misterin e mundimeve, të vdekjes e ngjalljes së Jezusit Zot. Edhe
kremtimi më solemn liturgjik, që është kremtimi i meshës shenjte, Eukaristia, fillon
në emër të Shenjtënueshmes Trini Hyjnore. Meshtari u drejtohet besimtarëve me këto
fjalë: “Hiri i Zotit tonë Jezu Krishtit, dashuria e Hyjit Atë dhe bashkimi i Shpirtit
Shenjtë “(qofshin përherë me ne). Festa e kësaj së diele e Trinisë Shenjte, është
kremtimi liturgjik që meriton të konsiderohet absolutisht si festa më e rëndësishme
ndër të gjitha festat tjera. Për besimtarët, e vetmja festë qiellore është adhurimi
i Trinisë Shenjte nga ana e engjëjve dhe shenjtorve, në një Hosana të përhershëm këngësh
e lavdësh. Trinia është në ne Jezusi tha: “Unë jam në Atin e Ati është
në mua”. Edhe ne mund të themi: “Unë jam në Trininë e Trinia është në mua”. Në të
vërtetë ne jemi Tempull i Zotit. “Kush më do – tha Jezusi – unë dhe Ati im do
të vijmë tek ai e të hamë darkë me të”, e do të vendosim banesën e përhershme tek
ai. Babai i Origenit (teologut të lashtë kishtar) gjunjëzohej para fëmijut të
vet dhe në të e adhuronte të Shenjtënueshmen Trini. “Ta bëjmë njeriun sipas shëmbëllimit
tonë, të ngjajshëm me ne”, thotë Zoti në momentin e krijimit të Adamit. Në të
gjithë prindërit e botës ekziston dëshira për të parë në fytyrën e fëmijëve tiparet
e veta. Mirëpo ne nuk jemi shëmbëllim – imazhi i Zotit për tiparet “fizike” që kemi
– për koken, duarët e këmbët – sepse Zoti nuk ka trup. Secili është i krijuar
në shëmbëllim të Zotit sepse është i pasijur me inteligjencë, me mendje, me vullnet,
me shpirt. Por më shumë se njeriu si individ, është familja ajo që i pasyron tiparet
trinitare: babai, nëna, fëmija: janë tre persona të ndryshëm, e megjithatë janë një
familje e vetme, një gjë e vetme në dashuri. Zoti, në të vërtetë, është Familje,
është Dashuri. O Zot, Ti je Dashuria, e Vërteta e Jeta. urtia e Zotit, e zbuluar,
e dëftuar në Jezusin i tregon njeriut të vërtetën mbi veten dhe rrugën për arritur
deri tek Ti. Cdo i krishterë është i thirrur ta përjetojë, ta shijojë këtë përvojë
pajtimi me Zotin, në Jezusin, ta njohë vetveten në fytyrën e Zotit bër njeri e ta
jetojë në fe dashruinë e Zotit për ne.
Leximet biblike mund t’i gjeni në Bibël
apo në Leksionarin kishtar. Komentin apo homelinë e kësaj feste, do ta dëgjojmë
nga prifti shqiptar i dioqezës së Sapës së Shqipërisë, dom Mark Shtjefni..