2007-06-01 19:09:24

Rifillojnë luftimet në Liban


(01.06.07 RV)Situatë e nderë në Liban, ku kanë rifilluar ndeshjet ndërmjet ushtarëve libanezë dhe militantëve islamikë të strehuar në kampin e refugjatëve palestinezë, në portat e Tripolit. Në kamp, ku fillimisht janë strehuar 40 mijë vetë, kanë mbetur vetëm 4 mijë palestinezë e milicë. Këta të fundit fshihen ndërmjet refugjatëve e nuk kanë ndërmend të dorëzohen. Sipas një marrëveshjeje me Lidhjen Arabe, ushtarët libanezë nuk mund të hyjnë brenda kampeve të refugjatëve. Sipas qeverisë së Bejrutit, milicët islamikë janë mjet i Sirisë për destabilizimin e vendit. Në fakt, luftimet filluan 24 orë pas miratimit të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që parashikon ngritjen e një Gjykate ndërkombëtare për hetimet e vrasjes së ish-kryeministrit libanez, Rafik Hariri.







All the contents on this site are copyrighted ©.