2007-06-01 18:34:22

Papa i nxit ipeshkvijtë qendroafrikanë të jenë artizanë të guximshëm të paqes.


(01.06.2007 RV)“Guxim!”- kjo është fjala që përsëriti më shumë Benedikti XVI në audiencën me ipeshkvijtë e Republikës Qendroafrikane, të cilët përfunduan sot vizitën ‘ad Limina”. E kjo, sepse prelatëve u duhet të kryejnë misionin në rrethanat dramatike të vendit të tyre, të tronditur thellë nga tensione shoqërore e konflikte të armatosura që s’u duket fundi. Papa i porositi t’u përgjigjen me përgjegjësi të lartë sfidave e të jenë gjithnjë luftëtarë të paqes e të harmonisë kombëtare, atje ku përçarjet e trazirat shoqërore peshojnë mbi kurrizin e njerëzve më të vafër, të cilët detyrohen të paguajnë çmimin më të lartë. Papa i porositi ipeshkvijtë të mbrojnë njerëzit e ligësht e të bëhen zë i atyre që nuk kanë zë, për t’ua mbrojtur dinjitetin e të drejtat e pacënueshme.







All the contents on this site are copyrighted ©.