2007-06-01 18:34:32

Në Bagdad është pushtuar kuvendi i i rregulltareve kaldeje të Zemrës së Krishtit.


(01.06.2007 RV)RealAudioMP3 Gjendja e bashkësisë së krishterë në Bagdadin e përfshirë nga konflikti pa fund, bëhet çdo ditë më e vështirë. Agjensia katolike Azia Njuz denoncon një akt të ri dhune kundër motrave kaldeje të Zemrës së Krishit në Bagdad. Kuvendi në të cilin jetonin, është pushtuar nga milicët islamikë, që ka shumë mundësi të jenë shiitë. E ky është vetëm një nga episodet tronditëse, pas kërcënimit nga ana e islamikëve për t’u imponuar mbulimin edhe grave të krishtera. Problemet e bashkësisë së krishterë janë në qendër të vëmendjes të Sinodit të Kishës kaldeje, që vijon në Irak. Për situatën në vendin aziatik, në mikrofonin tonë, gazetarja e Azia Njuz, Marta Alevato:
“Vetë ipeshkvijtë dhe Patriku flasin tashmë për persekutim; një persekutim që vërehet jo vetëm brënda Irakut. Ka presion nga ana e grupeve islamike, si sunite ashtu edhe shiite, por edhe nga ana e forcave ndërkombëtare dhe e autoriteteve irakiane, e kështu të krishterët e ndjejnë veten krejtësisht të braktisur e të pambrojtur. Situata më tragjike është padyshim ajo e Bagdadit, e pastaj edhe e Mosulit, pa harruar Kurdistanin, ku gjatë muajit prill u sulmuan disa herë fshatrat e krishtera.







All the contents on this site are copyrighted ©.