2007-05-31 18:15:22

Publikohet një dokument i ri i Konferencës ipeshkvnore italiane 40-vjet pas botimit të Populorum progessio të Palit VI.


(31.05.2007 RV)40-vjet pas publikimit të enciklikës Populorum Progressio të Palit VI e 20 vjet pas Sollicitudo rei socialis të Gjon Palit II, që të dyja kushtuar temës së zhvillimit, Zyra Kombëtare e Konferencës ipeshkvnore italiane për problemet shoqërore dhe punën, paraqiti dje një dokument, titulluar “Etika, zhvillimi e financa”, përmes të cilit rikujton e thellon mesazhin e enciklikës së Papës Montini. Është një tekst-ndihmës, për hartimin e të cilit kontribuan edhe Federcasse e Confcooperative, aktive në fushën e financimit e të zhvillimit si dhe në projektet për shlyerjen e borxhit të vendeve të varfëra.Lajtmotivi i tekstit: “Zhvillimi i plotë i njeriut nuk mund të realizohet pa zhvillimin solidar të njerëzimit” – fjalë të forta e gjithnjë moderne, shkruar nga Papa Pali VI në vitin 1967 në enciklikën Populorum progessio, e cila jo vetëm që nuk e ka humbur aktualitetin, por ripropozohet sot përmes dokumentit “Etika, zhvillimi e financa”.








All the contents on this site are copyrighted ©.