2007-05-31 17:59:38

Bomba në Tiranë para vizitës së presidentit amerikan Bush


(31.05.07 RV)Dy bomba rudimentale janë zbuluar sot nga policia shqiptare në afërsi të ambasadës amerikane në Tiranë. Të dyja ishin vendosur në zonën e universiteteve që ndodhen aty pranë. Veprimi lidhet pa dyshim me vizitën e presidentit amerikan Xhorxh Bush, më 10 qershor në Shqipëri.


Bisedimet Serbi – Bashkim Evropian do të fillojnë së shpejti, e pas fillimit të tyre, do të përfundojnë brenda dy-tre muajsh. Sot Komisari për Zgjerim, Olli Rehn deklaroi se javën që vjen, Brukseli do t’i tregojë Beogradit hapat që duhen bërë për rifillimin e negociatave të Asociim-Stabilizimit. Të shtunën, vetë Rehn do të takohet në Finlandë me presidentin serb, Boris Tadiç. Kushti kryesor mbetet bashkëpunimi me Gjykatën e Hagës. Rehn do ta diskutojë çështjen me Gjermaninë, presidenten aktuale të Bashkimit Evropian, me përfaqësuesin e politikës së jashtme, Havier Solana dhe me kryeprokuroren Karla Del Ponte.








All the contents on this site are copyrighted ©.