2007-05-30 17:22:29

Në Viçencë të Italisë - festival biblik me titull: “Koha e Shkrimit Shenjt”.


(30.05.2007 RV)Festivali, që do të fillojë nesër, për të vijuar deri më 2 qershor, ka për qëllim të ndihmojë për zbulimin e forcës së Biblës, duke e parë Fjalën e Zotit jo vetëm si burim e ushqim të mendjes njerëzore, por të njeriut, marrë në tërësinë e jetës. Ja si na e shpjegon domethënien e festivalit, drejtuesi i tij, dom Roberto Tomazi:
Përgjigje: - Festivali biblik nuk lind nga fryma e rëndomtë e festivaleve. Organizohet për t’i ndihmuar njerëzit ta hapin Biblën, ta rizbulojnë përmes formave të ndryshme të veprimtarive, që nga konferencat, tek shfaqjet, arti, meditimi, takimi e deri te loja.
Pyetje: - Ku qëndron aktualiteti i Biblës e si mund të bëhet e dukshme në kohët tona?
 Përgjigje: - Besoj se aktualiteti qëndron në vetë faktin se Bibla është busull, dritë, pikë referimi, që e ndihmon të orientohet edhe njeriun e sotëm, ashtu si njeriun e të gjitha kohërave. I zbulon kuptimin e jetës, planin e dashurisë së Hyjit, që ka në themel çdo jetë njerëzore. Besoj se shumë njerëz, në një epokë çorientuese si kjo jona, ku mbizotërojnë elementet teknikë e funksionalë, janë në kërkim të këtij ushqimi më të thellë, sepse teksti biblik lind pikërisht nga gërshetimi ndërmjet zbulesës së Hyjit, që hyri në histori, e takmit të tij me njeriun e me historinë e njerëzimit.







All the contents on this site are copyrighted ©.