2007-05-29 17:55:58

Katër shenjtorë të rinj për Kishën katolike.


(29.05.2007 RV)Të dielen e ardhshme, gjatë një kremtimi solemn eukaristik në Sheshin e Shën Pjetrit, Benedikti XVI do të shpallë katër shenjtorë të rinj.
 Janë të lumët: Gjorgj Preka (Giorgio Preca), meshtar, themelues i Shoqatave të Doktrinës së Krishterë (Societas Doctrinæ Christianæ);
Simon Lipnici (Szymon Z Lipnicy) meshtar i Urdhërit të Fretërve të vegjël;
Karel Van Sint Andris Huben (Karel Van Sint Andries Houben) meshtar i Kongregatës së Mundimeve të Zotit tonë Jezu Krishtit dhe
Mari Eugjenia e Jezusit Milerè (Marie Eugénie De Jésus Milleret) themeluese e Institutit të Rregulltareve të Asuncionit.
Me jetën e veprimtarinë e shenjtorëve të rinj do t’ju njohim hollësisht në emisionet e ardhshme.







All the contents on this site are copyrighted ©.