2007-05-29 18:53:16

32 të vdekur në Bagdad


(29.05.07 RV)Akoma masakra në Bagdad. 32 persona gjetën vdekjen dhe 65 u plagosën gjatë shpërthimit të një autobombe në qendër të kryeqytetit të Irakut. Në Ministrinë e Financave janë rrëmbyer 7 perëndimorë, prej të cilëve 5 britanikë. Ndërkaq, në ndeshje me armë në Dijala, janë vrarë 8 ushtarë amerikanë e janë plagosur disa të tjerë.


Presidenti palestinez Abu Mazen do të takohet me atë izraelit, Ehud Olmert më 7 qershor. Gjatë marsit të dyja palët kanë shprehur dëshirën të bisedonin për problemet e përbashkëta çdo dy javë, por për shkak të dhunës në Territoret Palestineze ky program nuk është realizuar.







All the contents on this site are copyrighted ©.