2007-05-28 16:41:01

Papa takon kryeipeshkvin e Siro–Malankarezëve :“Të mbrohet e të ruhet në Indi trashëgimia e çmuar e Ungjillit”.


(28.05.2007 RV)RealAudioMP3 “Impenjimi për ugjillëzimin dhe dialogu i frytshëm me fetë e tjera të jugkontinentit indian”: - ky është objektivi kryesor i Kishës Siro-Malankareze vendase, për të cilin foli sot Benedikti XVI, duke pritur në audiencë kryeipeshkvin e ri të madh të Trivandrum, Fortlumturinë e Tij Bazelios Mar Klemis.
Papa e konfirmoi zgjedhjen e tij në shkurtin e kaluar, menjëherë pasi ndërroi jetë Fortlumturia e Tij, Çiril Mar Bazelios.
“Tani është koha e ungjillëzimit të ri, kohë e dialogut të ri, të bindur, me të gjithë vëllezërit e motrat që besojnë në fenë e krishterë; kohë e takimit plot respekt e fryt ndërmjet feve e kulturave, për të mirën e të gjithëve e, posaçërisht, për më të varfërit ndërmjet të varfërve. Impenjimi ynë në ungjillëzim duhet risuar vazhdimisht, sepse ne përpiqemi të ndërtojmë paqen, në drejtësi e solidaritet, për mbarë familjen njerëzore”.
Më pas, duke kujtuar 75-vjetorin e krijimit të hjerarkisë siro-malankareze, Papa uroi që kryeidoqeza e Trivandrum dhe Selia e Shën Pjetrit ta pasurojnë reciprokisht njëra-tjetrën, në frymën universale të Kishës së vetme të Krishtit, duke ruajtur edhe traditat e veçanta lindore. Kujtojmë se Kerala është një shtet indian i bregut juglindor të Indisë që numron 20% të krishterë në gjirin e një popullsie prej 32 milionë banorësh. Me një fjalë, përqindja më e lartë në të gjithë Jugkontinentin. Në këtë zonë Ungjilli u predikua për herë të parë nga Shën Toma Apostull e vijoi të transmetohej nga breznia në brezni, deri më sot, kur edhe Kisha Siro-Malankareze duhet të përballojë sfidat e mijëvjeçarit të tretë të krishterë.







All the contents on this site are copyrighted ©.