2007-05-28 17:26:55

Ministri francez i Mbrotjes në Mitrovicë: nuk mund të vazhdojë stanjacioni


(28.05.07 RV)Në udhëtimin e tij të parë zyrtar jashtë vendit, Ministri francez i Mbrojtjes, Hervè Morin ndodhet sot në Kosovë, ku ka vizituar kontingjentin francez dhe është takuar me autoritetet. Pikërisht në Mitrovicë, skenë e ndeshjeve edhe të përgjakshme ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, Ministri francez theksoi se nuk mund të vazhdohet më me gjendjen e stanjacionit në të cilën ndodhet Kosova. Për të mirën e të dyja bashkësive, sqaroi ai, duhet të miratohet sa më shpejt një rezolutë, që t’i japë vendit normat përfundimtare të bashkëjetesës paqësore.

Gjithnjë në një vizitë të parë, kësaj radhe në Sarajevë të Bosnjës, ministri i jashtëm serb Vuk Jeremiç deklaroi sot se Beogradi nuk është kundër të gjitha zgjidhjeve për Kosovën. “Serbia – theksoi ai – shpreson se negociatat do të vazhdojnë. Ne besojmë se ekziston akoma mundësia e gjetjes së kompromisit”.







All the contents on this site are copyrighted ©.