2007-05-26 17:11:37

Paradë bandash muzikore për nder të Atit të Shenjtë.


(27.05.2007 RV)Dje në Romë u organizua parada e bandave muzikore gjermane e austriake kushtuar Papës Benedikti XVI me rastin e 80-vjetorit të ditëlindjes. Është hera e dytë që Courtial International dhe Shoqata ndërkombëtare e miqëve të muzikës kishtare organizojnë një veprimtari të tillë. Në festën e madhe muzikore morën pjesë 15 komplekse, me njëmijë muzikantë. Të veshur me kostume tipike, duke nisur nga ora 16.00 përshkuan rrugët historike kryesore të Borgos e të Pratit në afërsi të Vatikanit për të arritur pastaj në orën 18, në Sheshin e Shën Pjetrit, ku organizuan një koncert festiv, që nisi me Himnin e Gëzimit nga Simfonia IX e Beethoven-it e pëfundoi me “Grosser Gott wir loben Dich” – “Te Deum” interpretuar sipas frymës së muzikës gjermane. Festa muzikore u ndoq nga mijëra romakë e turistë, dashamirë të muzikës.








All the contents on this site are copyrighted ©.