(27.05.2007 RV)Eja, o Shpirt Ngushëllues, ti e sheh hutimin tonë, jetën
tonë të trazuar e njeh ndër rrugët e vështira të historisë, ku shpesh na pret
veç rrëzimi. Po Ti je aty e i mbështet ata që vuajnë për drejtësi, ata që
luftojnë për paqe. Mos lejo që arroganca e interesat e të fortëve të fitojnë
mbi vuajtjen e të varfërve e mbi poshtërimin e të ligshtëve! Eja, o Shpirt Ngushllues: ti
e njeh etjen tonë për dashuri e për ngrohtësi njerëzore, nevojën për ngushëllim. Ti
e njeh trishtimin e ankthin që zemrat na i pushton. Ndihmoi, o Shpirt i Zotit,
të vetmuarit, brerë nga dëshpërimi, e zgjo ndër zemra dëshirën për të ndarë
së bashku gaz e lot. E sill mes nesh, ti Shpirt i Zotit Vetëm vëllazërim e pajtim.
Eja,
o Shpirt Ngushëllues, ti e di sa e madhe është lodhja kur ecim në gjurmët e
Jezusit, e di se kemi frikë, se na pëlqen kompromisi e përtacia. Ungjillin
kujtona, e mësona bukurinë e tij të kulluar, forcën e tij, prej nga buron veç
paqe,e na e jep gëzimin ta kemi pranë çdo ditë!