2007-05-26 13:06:19

Liturgjia e Fjalës së Zotit e solemnitetit të Rrëshajve “C”. Zoti flet në gjuhën tënde!


(26.05.07. RV)RealAudioMP3 Dëgjues të nderuar të Raduio Vatikanit, ja përsëri në takimin tonë javor të së shtunës me Fjalën e Zotit të së dielës. Kësaj herët do të dëgjojmë dhe meditojmë së bashku leximet biblike të liturgjisë së Fjalës Hyjnore të solemnitetit të Rrëshajve, festës së Zbritjes së Shpirtit Shenjt Zot mbi Apostujt e mbledhur në Cenakull. Që nga ajo ditë, mund të phojmë se historia e njerëzimi ka një hov të ri, një dritë të re, një horizont të pakufijshëm.
Pra, kanë kaluar 50 ditë nga solemniteti i Pashkëve e sot, me Kishën në festë, kremtojmë dhuratat që Jezu Krishtit Zot na i ka falë asaj: Shpirtin Ngushllues që vjen nga Ati Qiellor, Shpirtin Shenjtë Zot që na është dhuruar në zemrat tona në Pagëzim, në mënyrë që të mund të ecim, të veprojmë e të jetojmë sipas Shpirtit të Zotit, të cilin jemi të ftuar ta mishërojmë e pasyrqojmë në jetën e në marrëdhëniet tona të përditshme me tjerët.
Festa e Rrëshajëve, ardhja e Shpirtit Shenjt mbi Apostujt, shënon ditëlindjen e Kishës dhe ditëlindjen e gjallërimit tonë si besimtarë e dëshmitarë të Krishtit të Gjallë, Shpëtimtarit të njerëzimit. Pra, nga kjo ngjarje e Rrëshajve, Shpirti Shenjt Zot banon në shpirtin tonë njerëzor, Zoti është bërë më i afërt me ne, është më intim me ne, se sa ne jemi me veten tonë, thotë shën Aogostini. Kështu, festa e Rrëshajëve na siguron se Zoti nuk na braktis kurrë, por Ai është miku e shoku i përjetshëm i udhës sonë në jetë.
Eshtë Shpirti Shenjt Zot që na jepë kuptimin e ri të misterit të Jezusit. Pa Të është e pamundur të depertojmë në këtë mister. Eshtë Shpriti Shenjt që na bën të aftë t’i lexojmë ngjarjet në dritën e fesë, në fenë e Krishtit që është dhuratë e tij
Me kremtimin e solemnitetit të festës së Rrëshajëve, Kisha e mbyll ciklin e Pashkëve për të vijuar me kohën e rëndomtë liturgjike gjatë vitit.
Tani ti degjojme Leximet biblike të festës së Rrëshajëve dhe komentin nga dom Gjergj Meta RealAudioMP3 ( Progami Shqip i Radio Vatikanit)







All the contents on this site are copyrighted ©.