2007-05-26 17:11:49

Kishës katolike iu shtua një i Lum i ri: Karlo Liviero.


(27.05.2007 RV)Sot në Çità di Kastelo (Itali), në orën 11, kardinali Hose Saraiva Martins, Prefekt i Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve e përfaqësues i Atit të Shenjtë, kryesoi Eukaristinë me ritin e lumnimit të imzot Karlo Livieros, ipeshkëv i të njëjtit qytet, themelues i Kongregatës së Shërbëtoreve të vogla të Zemrës së Krishtit, lindur në Viçencë më 1866, vdekur në Fano më 1932.
Motra Maria Anunciata Gidoti, që punoi për çështjen e lumnimit të themeluesit të Kongregatës së saj, na flet për mesazhin e të Lumit Karl:RealAudioMP3
 Përgjigje: - Na lë mesazhin e dashurisë që nuk gjykon, që mirëpret; një dashurie pa interes, sidomos për të vegjlit, të varfërit, të braktisurit, të papërfillurit, për njerëzit që nuk kanë zë, duke ndjekur shembullin e Zemrës së mëshirshme të Jezusit.







All the contents on this site are copyrighted ©.