2007-05-25 16:13:19

Vijon në Brazil Konferenca V e përgjithshme e Episkopatit latinoamerikan e karaibik.


(25.05.2007 RV)Vijojnë, në Konferencën e V e përgjithshme të Episkopatit latinoamerikan e karaibik, hapur nga Papa Benedikti XVI më 13 majin e kaluar, diskutimet, gjatë të cilave po preken probleme të ndryshme të Kishës e të shoqërisë. Këto ditë Konferenca është përqëndruar tek vështirësitë që ndeshen në veprimtarinë ungjillëzuese, për shkak të gjuhëve të ndryshme në të cilat u duhet folur njerëzve e jo më pak, për shkak të ndryshimeve të vrullshme kulturore, që rrezikojnë ta relativizojnë deri Jezusin e ta kthejnë veprimtarinë fetare në një ‘supertreg të fesë’. Prej këndej, domosdoshmëria për të organizuar, me frymë krijuese, një aksion të ri apostolik e baritor, që i jep epërsi absolute kumtimit të Jezu Krishtit dhe fillimit të ecjes në rrugën e jetës së krishterë.







All the contents on this site are copyrighted ©.