2007-05-25 16:13:40

Ju kujtojmë se pasnesër, më 27 maj, do të kremtohet shtegtimi tradicional në Gjenacan, te Nëna e Këshillit të Mirë.


(25.05.2007 RV)Emigrantë shqiptarë nga të katër anët e Italisë e nga vise të tjera ku jetojnë e punojnë, do të mblidhen përsëri te Shenjtërorja e “Zojës së Këshillit të Mirë” në Gjenacan. Nisma, organizuar nga Konferenca ipeshkvnore shqiptare dhe nga Fondacioni Migrantes i Konferencës ipeshkvnore italiane, parashikon të dielën, më 27 maj 2007, ora 11.00, pranë Shenjtërores ku ruhet ikona, një Kremtim eukaristik që do të pasohet nga lutja drejtuar Zojës së Bekuar. Mesha dhe lutja do të kryesohen nga delegati ipeshkvnor për misionet, Imzot Hil Kabashi, administrator apostolik i Shqipërisë së Jugut e do të gjallërohet nga të rinjtë shqiptarë të bashkësisë së Romës.







All the contents on this site are copyrighted ©.