2007-05-24 17:05:14

Papa priti delegacionin e Bullgarisë e të Maqedonisë me rastin e festës së Shenjtorëve Çirili e Metodi, sipas Kalendarit julian.


(24.05.2007 RV)Gjatë takimit me autoritetet shtetërore e kishtare të Bullgarisë, Papa theksoi se Selia e Shenjtë e mbështet vendin ballkanik, që ka vuajtur aq shumë nën regjimin komunist, në rrugën drejt bashkimit të plotë me Kombet e tjera evropiane.
E pas delegacionit bullgar, Benedikti XVI priti edhe delegacionin e Maqedonisë. Në bisedën me mysafirët maqedonë, Ati i Shenjtë uroi që jo vetëm ta ruajnë thesarin shpirtëror të trashëguar nga Shenjorët Çirili e Metodi, por edhe të japin një kontribut të çmuar për të ndërtuar, mbi këtë bazë, një ardhmëri progresi e paqeje për të gjithë Evropën.







All the contents on this site are copyrighted ©.