2007-05-23 16:52:55

Sot pasdite Papa ishte i pranishëm në Sallën e Palit VI, ku ndoqi Oratorion “Resurrexi”, ofruar nga ipeshkvijtë italianë.


(23.05.2007 RV)Kujtojmë se ipeshkvijtë italianë janë të mbledhur në Asamblenë e tyre të 57-të e në vijim të mbledhjes, në këtë pushim të shkurtër, ndoqën rreth Benediktit XVI Oratorion kishtare bashkëkohore për orkestër simfonike, kor të dyfishtë zërash të bardhë e të përzjerë, zë recituesi e pesë solistë. Teksti i Oratorios është shkruar nga Roberto Musapi, muzika, nga Alberto Kola.







All the contents on this site are copyrighted ©.