2007-05-23 15:17:14

Drejtori politik i Foreign Office: S'ka afat për rezolutën e Kosovës


(23.05.07 RV)Një funksionar i lartë britanik deklaroi sot se nuk ka afat për miratimin e rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën. Mark Lial Grent, drejtori politik i Ministrisë së Jashtme britanike, sqaroi gjithashtu se Londra është gjithsesi e interesuar që rezoluta të miratohet sa më shpejt e se do të ishte mirë që statusi i Kosovës të përcaktohet brenda disa javësh.
Stanjacioni është i padobishëm për çështjen e kosovarëve, por pa dyshim mund të çojë në ndryshime në planin e Ahtisarit, për të evituar veton e Rusisë. Vëzhguesit kanë përmendur heqjen e fjalës pavarësi nga rezoluta dhe të mundësisë së anëtarësimit të Kosovës në Kombet e Bashkuara për një periudhë dy-vjeçare.







All the contents on this site are copyrighted ©.