2007-05-22 17:19:39

Nga takimi i Komisionit dypalësh Seli e Shenjtë-Izrael.


(22.05.2007 RV)“Në takim u bënë hapa të rëndësishëm përpara e sidomos, u vërejt një atmosferë shumë pozitive, që ushqen optimizmin”. E ky është, thënë me dy fjalë, edhe rezultati i takimit të Komisionit dypalësh Seli e Shenjtë-Shtet i Izraelit, që u mbajt dje në Vatikan, i pari pas një ndërprerjeje prej pesë vjetësh.
Takimi – siç e saktëson komunikata e përbashkët, publikuar nga Salla e Shtypit e Vatikanit – u zhvillua në një atmosferë shumë të përzemërt mirëkuptimi reciprok e vullneti të mirë. Siguroi kështu një progres të rëndësishëm, duke krijuar shpresat për zhvillime të reja gjatë muajve të ardhshëm. Delegacionin e Selisë së Shenjtë e kryesoi imzot Piero Parolin, zevendës-sekretar për marrëdhëniet me shtetet, ndërsa atë izraelit, drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së jashtme, Aaron Abramoviç.







All the contents on this site are copyrighted ©.