Sot Kisha përkujtoi Shën Viktorin e shokët e tij martirë.
(21.05.2007 RV)Viktor do të thotë fitimtar e simboli i shenjtit, ashtu si i
gjithë martirëve, është palma, të cilën ai e fitoi duke u martirizuar për Krishtin. Për
shenjtin dimë pak e aspak. Dihet vetëm se u martirizua në Çezare të Kapdoçies e se
ishte romak. Nga ‘Martiriologu Jeronimian’ që e vendos festën e tij më 21 maj,
së bashku me dy martirë të tjerë, Polieutin e Donatin, kaloi në ‘Martirologun Romak’.
Gjë tjetër nuk dihet. Megjithatë grupi i martirëve nuk mungon asnjëherë në martiriologët
historikë perëndimorë. Mungesa e njoftimeve, në kundërshtim me rregullat, nuk
e mbuloi shenjtin me pluhurin e harresës. Përkundrazi: Viktori kujtohet e njihet më
tepër në histori sesa kujtohej e njihej sa ishte gjallë. Emri Viktor është shumë
i përhapur në mbarë botën. Ndër shqiptarë pagëzohen me këtë emët djem e vajza, që
quhen Viktor, Vitor, Vitore a Viktorí. Në Angli me këtë emër qe pagëzuar mbretëresha
e famshme Viktoria, emri i të cilës shënoi një epokë, një stil: epokën e stilin viktorian.
Në Itali me emrin Viktor u quajtën shumë princër e mbretër të Shtëpisë Savoja.Shenjti
është pajtor i njerëzve që rrezikohen nga rrufetë, nga breshëri e nga shpirtrat e
këqinj.