2007-05-21 19:15:48

Pëshkallëzimi i dhunës në Liban. Ka Vende që nuk e duan stabilitetin e Vendit, ku sot ka pasur antentate në mbarë territoret


Së paku 8 civilë kanë gjetur vdekjen e 70 persona janë plagosur në Liban, në ditën e dytë të luftimeve ndërmjet forcave të ushrisë e milicëve palestinezë, simpatizantë të organizatës terroriste Al Kaida. Beteja zhvillohet në Tripoli, 90 km në veri të Bejrutit, sidomos pranë kampit të refugjatëve Nahr Al Bared. Dje, në luftimet me grupin islamik Fatah Al Islam humbën jetën 50 vetë, ndër ushtarë, civilë e milicë. Ndërkaq, sinjalizohen tensione edhe në periferi të Sidonit, ku ndodhet kampi i refugjatëve palestinezë.








All the contents on this site are copyrighted ©.